Shqipe

„Migrantifa Weimar“ u themelua në qershor të vitit 2020 dhe është një  grup lokal i njerëzish (post-)migrantë të ndryshëm që të gjithë po  riorganizohen. Disa prej nesh angazhohen ne politikë antifashiste /  anti-raciste për shumë vite, ndërsa të tjerët sapo kanë filluar. Së  bashku deshirojme të krijojmë një hapësirë ​​në të cilën mund të  forcojmë veten (empower) për rezistencën dhe të fitojmë forcë për  luftën kolektive kundër racizmit, fashizmit, (neo)kolonializmit dhe  dhunës policore. Në të njëjtën kohë, grupi do të shërbejë si një  hapësirë ​​e sigurt dhe një rrjet i iniciativave të ndryshme. Ne  deshirojme të bëjmë edukim politik në form te leksioneve, ligjeratave,  punëtorive, tubimeve, demonstratave dhe manifestimeve. Ne deshirojme  të jemi të present brenda qytetit dhe të jemi në gjendje të diskutojmë  në mënyrë konstruktive me banorët e Weimarit dhe të mësojmë së bashku.  Në të njëjtën kohë, palët e interesuara duhet të jenë në gjendje të  punojnë brenda fushave të ndryshme të temeve socio-politike. Ne jemi  të hapur për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në projekt.